Rreth nesh
rTrust është autoritet certifikues për lëshimin e nënshkrimit elektronik, vulës elektronike, certifikata elektronike, identitetit digjital për qytetarë, biznese dhe ueb server, konform kornizës ligjore në fuqi në vendin tonë si dhe eIDAS Rregullores 910/2014 të BE-së, e cila përcakton standardet për shërbimet e besueshme elektronike.

Qëllimi jonë
Në rTrust, ne jemi të përkushtuar për të fuqizuar një ambient digjital më të sigurt dhe më të besueshëm. Duke u fokusuar në zgjidhje të fuqishme sigurie dhe duke nxitur besimin në shërbimet elektronike, ne ju mundësojmë biznesve të optimizojnë proceset dhe rrisin performancën.
Vizioni
Të krijojë një ambient me mundësi autentikimi të lehtë digjital, por të sigurt dhe të qëndrueshëm.
Misioni
Procesi i autentikimit të jetë i lehtë dhe i shpejtë dhe si i tillë të jetë i disponueshëm për secilin qytetar që gëzon identitet faktik.
Vlerat
Ekipi i rTrust identifikohet me vlera të korrektësisë, thjeshtësisë, përkushtimit, konkurrueshmërisë.
Shpërblimet dhe certifikimet
Zgjidhjet e krijuara nga PBC vlerësohen lartë nga kompetentët. Vlerësimi i fundit, publik është ai nga Albanian ICT Awards, ku IBAS fitoi çmimin “Innovation of the year 2021”. UKITES BY PBC është e certifikuar edhe me standarde tjera ndërkombëtare, si ajo ISO 9001 për menaxhimin e cilësisë dhe ISO 27001 për menaxhimin e informatës dhe sigurisë.

Albanian ICT Awards akordoi mirënjohje për rTrust për nxitjen e besueshmërisë në ndërveprimet digjitale në ekosistemin e biznesit në Kosovë dhe më gjerë, fuqizimin e përdoruesve në hapësirën digjitale, dhe për zgjedhjet e avancuara për transaksione elektronike të besuara përmes certifikatave digjitale, nënshkrimeve elektronike dhe vulave elektronike. Juria vlerësoi lart punën e rTrust si një nevojë urgjente për bizneset për një zgjidhje të tillë, e cila shton besimin, lehtëson proceset dhe mbështet ndërveprimet e sigurta në një botë digjitale.

Personeli
rTrust numëron 28 punonjës dhe udhëhiqet nga z. Gazmend Selmani, si kryesues bordi dhe Prof. Dr. techn. Blerim Rexha, si përgjegjës për teknologji.




Mburoja juaj në internet
Klikoni këtu për të nënshkruar dokumentin tuaj.