Zgjidhje digjitale të besuara për biznesin tuaj
Vula elektronike, embarkimi digjital dhe nënshkrimi pa letër, në përputhje me eIDAS 910/2014 dhe kuadrin ligjor të Republikës së Kosovës.

Embarkimi digjital, pa letër dhe RegTech
Embarkimi digjital (Digital Onboarding)
Embarkimi digjital (Digital Onboarding) është një mundësi e jashtëzakonshme për bizneset e ekonomisë digjitale. Identifikimi i klientëve në distancë ju mundëson të shisni edhe me këste, rrisni sigurinë dhe të zhvilloni politika të lloj-llojshme për rritjen e biznesit tuaj.
Shiko më shumëZgjidhja pa letër (Paperless solution)
Zgjidhja pa letër (Paperless solution) është një zgjidhje ideale që i mundëson biznesit ose organizatës suaj të reduktoni shpenzimet e shtypit dhe menaxhimit të arkivës. Dokumentet tuaja arkivohen në arkivën tuaj digjitale, të enkriptuar në kuadër të platformës sonë. Zgjidhja pa letër shkon përtej interesit të organizatës. Ajo i shërben edhe ruajtjes së natyrës, për të cilën ka përgjegjësi i gjithë njerëzimi.
Kontako ekipin e rTrustRegTech
Teknologjia për Rregullativën (RegTech) është një garancë që biznesi juaj operon në përputhje me rregullat dhe ligjet e industrisë ku ju operoni. Harmonia e organizatës suaj me legjislacionin në fuqi, përveç që eliminon rrezikun e ndëshkimeve financiare, ruan edhe imazhin dhe besimin e klientëve për organizatën tuaj.
Kontako ekipin e rTrustVula e avancuar elektronike
Vula elektronike nënkupton të dhënat në formë elektronike, të cilat janë të bashkëngjitur ose të lidhura logjikisht me të dhënat e tjera në formë elektronike për të siguruar origjinën dhe integritetin e këtyre të dhënave, ashtu siç nënkupton vula klasike duke siguruar autenticitetin dhe integritetin e dokumentit zyrtar. Por tani kjo lidhje e krijuesit të vulës dhe tekstit (të dhënave) të vulosura është e sigurt ndaj keqpërdorimeve. rTrust mbështet vulën e avancuar elektronike, konform kërkesave të eIDAS Rregullores 910/2014 të BE-së.
Vula e avancuar elektronike
Vula elektronike, përveç reduktimit të kostos dhe ekspeditivitetit të biznesit tuaj, ajo rrit edhe sigurinë dhe integritetin e dokumenteve tuaja. Dokumentet me vulë elektronike janë të gjurmueshme në çdo kohë dhe mund të ruhen në formë elektronike, në kohë pa limituar. Aplikimi në projekte e grante kombëtare e ndërkombëtare shpalos në masë të madhe seriozitetin dhe përkushtimin tuaj në organizimin e procesve të brendshme dhe qasjes suaj në përgjithësi.
Apliko këtuGati ta digjitalizoni biznesin tuaj?
Na tregoni nevojat tuaja dhe ekipi i rTrust ju përgatit ofertën.