Shkarko dhe Verifiko
Këtu mund t'i shkarkoni Root CA certifikatën dhe Issuing CA certifikatën të rTrust. Këto certifikata përfshihen brenda çdo certifikate të lëshuar nga rTrust, mirëpo mund të shkarkohen edhe manualisht.
Zgjedhni më poshtë formatin në të cilin dëshironi t'i shkarkoni. Formati .crt rekomandohet pasi që është më i përkrahuri nga sistemet operative, si mobile ashtu edhe desktop.
Sapo të shkarkoni formatin e zgjedhur, hapeni atë dhe kontrolloni thumbprint të certifikatës - duhet të përshtatet me njërën nga vlerat e mëposhtme. Gjithashtu numri serik duhet të jetë i njëjtë me atë të listuar me poshtë. Thumbprint që iu shfaqet në certifikatë varet prej sistemit operativ që përdorni:në rast të sistemit operativ Microsoft Windows, thumbprint i certifikatës do jetë ai i listuar më poshtë si SHA1.
Në fotografi tregohet se ku mund të gjendet thumbprint i certifikatës në sistemin operativ Microsoft Windows. Në këtë rast, bëhet fjalë për thumbprint të certifikatës të rTrust Root CA. Duhet t'i kushtohet kujdes i veqantë që thumbprint të përshtatet.
Nëse thumbprint nuk përshtatet me asnjërën, nuk bën të instalohet, dhe kërkojmë nga ju që të na informoni.
Certificate Revocation List
Kur certifikatat përdoren, automatikisht bëhet një kontrollë e certifikatës nga ana e sistemit operativ apo aplikacionit ku përdoret qoftë ajo certifikatë e juaja, e personit që dëshironi të komunikoni me të, e faqës në të cilën dëshironi të qaseni apo organizatës që ka nënshkruar një dokument. Kjo kontrollë ka të bëjë me vlefshmërinë e asaj certifikate. Certifikata mund të revokohet, pra mund të shpallet e pavlefshme, siç është cekur në FAQ. Revokimet ruhen në një listë të quajtur Certificate Revocation List (CRL) apo lista e certifikatave të pavlefshme në gjuhën shqipe, në formë të numrit serik të certifikatës, pra nuk ruhet ndonjë informatë e juaja në këtë listë vetëm numri serik që i përgjigjet certifikatës tuaj.
CRL është e qasshme publikisht përmes linkut që gjendet në çdo certifikatë të lëshuar nga ana e rTrust, mirëpo mund edhe ta shkarkoni më poshtë. CRL i vetëm që lejohet për shkarkim është i rTrust Issuing CA ngase nga ky autoritet certifikues burojnë të gjitha certifikatat e përdoruesve të fundëm.