Përgjigjet për pyetjet tuaja
Pyetjet dhe përgjigjet më të shpeshta (Frequent Asks and Questions - FAQ) është hapërisa ku janë të shpalosura shumë nga informatat për të cilat ju mund të keni nevojë. Nëse keni ndonjë pyetje e nuk e gjeni përgjigjen në këtë listë, na kontaktoni duke shtypur këtu.
Çka është rTrust?
rTrust është autoritet certifikues (Certification Authority - CA) për lëshimin e certifikatave digjitale, të domosdoshme, për të konfirmuar identitetin e qytetarëve dhe pajisjeve të lidhura në Internet. Politikat e lëshimit të identitetit digjital janë publike, siç është publikuar dhe përshkruar në deklaratën e certifikimit (Certification Practice Statement) në këtë link: https://rtrust.org/policies/rTrust_CPS.pdf .
A është rTrust i besueshëm?
rTrust është certifikuar si ofrues i shërbimit të besuar (Trust Service Provider) konform eIDAS Rregullores 910/2014 të Bashkimit Evropian të Bashkimit Evropian dhe specifikimeve teknike 319 401 nga European Telecommunications Standards Institute (ETSI). rTrust është i besuar ngase procesi i krijimit të identitetit digjital është krejtësisht i automatizuar dhe jashtë mundësive të ndikimit nga faktori njeri. Përveç kësaj, rTrust nuk ruan dhe nuk mund të ruaj çelësin privat të certifikatës p12 (PKCS#12) të shfrytëzuesit, i cili është parakusht i pamohueshëm për dëshmimin e identitetit digjital.
Çka ofron rTrust?
rTrust në rend të parë ofron siguri dhe besueshmëri për pjesëmarrësit në Internet, qofshin qytetarë (person privat), biznese e organizata (person juridik), pajisje (kompjuterë, server, etj.).
rTrust përmes rregulloreve dhe politikave të brendshme të aprovuara, ka përcaktuar qasjen e organizatës për administrimin e sigurisë së informacionit.Dhe çdo ndryshim i këtyre politikave do të u komunikohet palëve të përfshira.
Si e ofron rTrust produktin dhe shërbimin?
rTrust shërbimet e besueshme i ofron online përmes platformës të sigurt https://rtrust.org. Secila palë që ka letërnjoftim fizik dhe secila palë që ka organizatë, respektivisht është e autorizuar në emër të organizatës mund të posedojë certifikatën për nënshkrim elektronik, përkatësisht vulë elektronike pas verifikimit të identitetit nga rTrust.
Si bëhet aplikimi?
Aplikimi për të marrë një certifikatë digjitale bëhet online, përmes platformës elektronike, në adresën https://apply.rtrust.org, ku pritet të jepen të dhënat tuaja dhe dëshmitë e identitetit faktik.
Sa është çmimi dhe si bëhet pagesa?
Çmimi për secilin nga produktet dhe mundësitë e rTrust janë paraqitur në https://rtrust.org/, ndërsa për 10.000 qytetarët e parë certifikatat digjitale (pakoja – për autentikim dhe email) janë falas, për një periudhë një vjeçare. Pagesa bëhet në bankë, kundrejt një pro fature nga rTrust ose përmes IBAS https://ibas.world
Si bëhet verifikimi?
Sipas standardit eKYC dhe rregulloreve të aprovuara, tekonologjia dhe personeli i rTrust do të bëjë verifikimin e identitetit. Në të njëjtën mënyrë bëhet edhe verifikimi i autorizimeve për aplikantët me status juridik, kompanive apo organizatave të ndryshme.
Çka bën rTrust në rast kontesti?
Në rast kontesti për identitetin digjital të shfrytëzuesit që ka përdorur certifikatën e lëshuar nga rTrust, e njëjta do ta dëshmoj praktikisht dhe shkencërisht se cili është autori i vërtetë.
Sa është vlefshmëria kohore e certifikatave të rTrust?
Të gjitha certifikatat e lëshuara nga rTrust kanë afat kohor prej një viti, prej ditës së gjenerimit.
A ka bazë ligjore rTrust?
Aktiviteti i rTrust bazohet në eIDAS 910/2014 për Shërbimet e Shoqërisë së Informacionit, dhe përveç kësaj, rTrust mban një ID nga IANA që identifikon globalisht secilën nga certifikatat e lëshuara nga e njëjta.
A ka bazë ligjore nënshkrimi elektronik dhe si e plotëson këtë rTrust?
Nënshkrimi elektronik i krijuar me certifikatën e lëshuar nga rTrust ka bazë të plotfuqishme ligjore dhe është në harmoni të plotë me rregulloren eIDAS 910/2014 për shërbime të shoqërisë informatike.
Keni ende pyetje?
Ekipi i rTrust ju ndihmon me aplikimin, instalimin dhe përdorimin e certifikatës.