21 Mars 2024
Transformimi i shërbimit ndaj klientit nga kompanitë telekomunikuese me teknologjinë e rTrust
Kompanitë që ofrojnë internet ose produkte komunikimi e informimi tek klientët e tyre, sot operojnë në një mënyrë jo edhe aq të lehtë për konsumatorin, por edhe për vetë ato. Detyrimi ligjor që produktet të cilat i shesin duhet t'u ofrohen klientëve vetëm pas nënshkrimit të një kontrate me prezencën fizike të blerësit e bën shitjen shumë më të kushtuar dhe shumë më të kufizuar. Ndërsa për klientët, veçanërisht për ata që janë tech-savvy e bën të zorshëm e shpeshherë pikërisht për këtë arsye ata, nëse nuk e refuzojnë, e prolongojnë blerjen e produkteve me konsum digjital. Kjo drejtpërsëdrejti përkthehet në ulje, ose në rastin më të mirë shtyerje e të hyrave financiare. Në anën tjetër, relacioni, qoftë edhe pjesërisht, fizik me klientin, për kompanitë e telekomit rrit koston operacioneve, dhe rrjedhimisht e ulë fitimin. Përveç kësaj, edhe kërkesat ligjore për ruajtjen e dokumenteve fizike — arkivës e rrit e koston operative të telekomit. Por, falë teknologjisë së rTrust, të gjitha këto situata mund të transformohen.
rTrust, i akredituar me statusin Ofrues i kualifikuar i shërbimeve të besuara në gjithë zonën ekonomike evropiane sipas certifikatës P249E-0003/2021 nga SIQ/EU dhe në Republikën e Kosovës, si rezultat i njohjes nga Qeveria e Kosovës, përmes vendimit numër 6269 të datës 15.12.2023 të Ministrisë së Ekonomisë ofron Nënshkrime elektronike të kualifikuara, Vula elektronike të kualifikuara dhe shërbime të certifikimit të autentifikimit të ueb-faqeve. Kjo, ndër të tjera, kompanive të telekomit u mundëson që nga distanca të abonojnë ose ripërtrijnë kontrata për:
- • Kartela virtuale (eSIM);
- • Pako interneti;
- • Pako televizive, dhe jo vetëm.
Me teknologjinë e rTrust kompanitë e telekomit mund të implementojnë procese të punës pa letër (end-to-end paperless processes) në gjithë ndërmarrjen e tyre dhe të krijojnë arkivë elektronike me indeksim, për sado kohë që kërkon legjislacioni në fuqi.
Krejt këto kanë kuptim dhe marrin fuqi të pakontestueshme juridike falë tre rrethanave faktike — faktit që:
1) në Kosovë tashmë ekziston Ligji nr. 08/L-022 për Identifikimin elektronik dhe Shërbimet e besuara në transaksionet elektronike, si dhe i gjithë legjislacioni sekondar, i nevojshëm,
2) neni 32 i ligjit në fjalë konstaton që nënshkrimet elektronike të kualifikuara janë të barasvlefshme me nënshkrimet fizike dhe
3) që rTrust ka mandat ligjor të krijojë nënshkrime elektronike të kualifikuara. Për më tepër, rTrust në bashkëpunim me Amazon mundëson krijimin e nënshkrimeve elektronike të kualifikuara në masë, për të gjithë klientë ekzistues të kompanive telekomunikuese. Pra, tërësisht eliminon nevojën për prezencë fizike. Dhe, është zgjidhja e vetme për një mundësi të tillë. Përkundër kësaj, kostoja është më pak se një kafe për një shërbim.