Login
Nënshkrimi elektronik i rTrust njihet nga Qeveria e Kosovës


Ministria e Ekonomisë në kuadër të Qeverisë së Kosovës ka njohur rTrust dhe i ka dhënë statusin Ofrues i Kualifikuar i Identitetit Digjital dhe Shërbime të Besuara në transaksione elektronike, konform Ligjit nr. 08/L-022 dhe e ka publikuar atë në ueb faqen e tyre, që gjenden në këtë shteg: https://me.rks-gov.net/ofruesit-e-sherbimeve-te-besuara-2/

rTrust është teknologji e prodhuar nga kompania PBC. rTrust, mban statusin e Ofruesit të Kualifikuar të Identitetit Digjital dhe Shërbime të Besuara në transaksione elektronike edhe në Bashkimin Evropian, konform rregullativës evropiane eIDAS 910/2014. Pra, shërbimet e rTrust pranohen në gjithë Bashkimin Evropian.

Duke e ditur në Republikën e Kosovës kjo fushë është e re e rrjedhimisht ka nevojë për një edukim më të thellë, në vazhdim po ndajmë disa informacione rreth identitetit digjital dhe shërbimeve të besueshme në transaksione elektronike. Të gjitha këto të shkoqitura nga Ligji nr. 08-L-022 - Ligji për Identitetin Digjital dhe Shërbime të Besuara në transaksione elektronike.

Neni 32 - Efekti juridik i nënshkrimit elektronik të kualifikuar

  1. Nënshkrimi elektronik është i vlefshëm dhe i pranueshëm dhe nuk i mohohet vlefshmëria ose pesha e provës vetëm se është në formë elektronike ose nuk i plotëson kërkesat për nënshkrim elektronik të kualifikuar.
  2. Nënshkrimi elektronik i kualifikuar ka të njëjtin efekt ligjor si nënshkrimi i dorës.

Neni 33 - Nënshkrimi elektronik i avancuar

Nënshkrimi elektronik i avancuar duhet:

2. Nënshkrimi elektronik i avancuar, i cili është i bazuar në një certifikatë elektronike të lëshuar nga cilido shtet anëtar i BE- së njihet si nënshkrim elektronik i avancuar në Kosovë, nëse i plotëson kushtet e caktuara ne paragrafin 1. të këtij neni.

3. Nënshkrimi elektronik i avancuar, i cili është i bazuar në një certifikatë elektronike të lëshuar nga shtetet tjera jo anëtare të BE-së, njihet si nënshkrim elektronik i avancuar në Kosovë, nëse për këtë ekziston marrëveshje reciproke.


Disa nga përkufizimet e Ligjit nr. 08/L-022:


1.10. Nënshkrimi elektronik i kualifikuar - nënshkrimi elektronik i avancuar që krijohet nga një pajisje e kualifikuar për krijimin e nënshkrimit elektronik të kualifikuar në bazë të një certifikate të kualifikuar për nënshkrim elektronik;

1.11. Të dhënat për krijimin e nënshkrimit elektronik - të dhënat unike që përdoren nga nënshkruesi për të krijuar një nënshkrim elektronik;

1.12. Certifikata për nënshkrim elektronik - vërtetim elektronik, i cili i lidh të dhenat për validim të nënshkrimit elektronik me një person fizik dhe konfirmon më së paku paku emrin ose pseudonimin e ati personi;

1.13. Certifikata e kualifikuar për nënshkrim elektronik - përmban informacionin e përcaktuar me këtë ligj dhe aktet nënligjore në zbatim të tij si dhe lëshohet nga një ofrues i kualifikuar i sherbimit të besuar;

1.15. Shërbimi i besuar i kualifikuar shërbim - besuar i cili - plotëson kushtet e një shërbimi të kualifikuar të besuar të pērcaktuar në këtë Ligj;

1.17. Ofruesi i kualifikuar i shërbimit të besuar - ofruesi i shërbimit të besuar i cili ofron një ose më shumë shërbime të kualifikuara të besuara dhe të cilit i është dhënë statusi i kualifikuar nga Ministria e Ekonomisë

1.23. Vula elektronike e kualifikuar - vulë e avancuar elektronike, e cila është krijuar nga një pajisje e kualifikuar për krijimin e një vule elektronike të kualifikuar dhe bazohet në një certifikatë të kualifikuar për vulë elektronike

1.26. Certifikata e kualifikuar për vulë elektronike - certifikatë për vulë elektronike e cila lëshohet nga një ofrues i kualifikuar i shërbimit të besuar dhe i plotëson kushtet e nenit 42 të këtij ligji;

1.35. Certifikata e kualifikuar për autentifikimin e faqes së internetit - certifikate për autentifikimin e faqes së internetit, e cila është lëshuar nga një ofrues i kualifikuar i shërbimit të besuar dhe që i plotëson kushtet e nenit 52 të këtj ligji.

Krijoni Nënshkrimin tuaj elektronik duke shtypur këtu.