15 Mars 2024
rTrust - shkopi magjik i krijimit në masë të nënshkrimeve elektronike të kualifikuara për bankat komerciale
Institucionet financiare, në veçanti bankat komerciale ballafaqohen me një sërë kërkesash ligjore dhe rregullative. Ndër të tjera, ato kanë për detyrë të marrin pajtimin e klientit pothuajse për secilin interaksion me klientin. Shitjen e çdo produkti e kanë të kushtëzuar me nënshkrimin e kontratës nga të dy palët dhe përditësimin e të dhënave të klientit me prezencë fizike e kanë proces të vazhdueshëm.
Nënshkrimi elektronik i kualifikuar dhe identiteti digjital (i verifikuar dhe konform legjislacionit në fuqi) ju mundëson bankave që përveç arritjes së pajtueshmërisë ligjore edhe të rrisin biznesin e tyre. rTrust si një teknologji e avancuar dhe e akredituar konform eIDAS në gjithë Bashkimin Evropian dhe e njohur nga Qeveria e Kosovës, sipas vendimit të Ministrisë së Ekonomisë, mundëson krijimin e nënshkrimit elektronik të kualifikuar, në masë, për të gjithë klientët ekzistues, të secilit institucion bankar. Me një arritje të tillë bankave komerciale ju mundësohet të kryejnë një sërë shërbimesh në distancë e njëkohësisht duke qenë në pajtueshmëri ligjore dhe duke reduktuar kostot dhe mundimin e klientëve.
Disa nga shërbimet që mund t'u ofrojnë klientëve që tashmë kanë llogari bankare, janë:
- • Nënshkrimin e kontratave për cilindo produkt që nuk kërkohet të kryhet nga noteri;
- • Përditësimin e të dhënëve të klientëve;
- • Dhënien e pëlqimit për qasje në histori kreditore;
- • Dhënien e pëlqimit për përpunimin e të dhënave personale.
A ekziston baza ligjore në Kosovë për kryerjen e këtyre mundësive?
Në Kosovë prej vitit 2021 është në fuqi Ligji nr. 08/L-022 për Identifikimin elektronik dhe Shërbimet e besuara në transaksionet elektronike, si dhe i gjithë legjislacioni sekondar, i nevojshëm. Ligji në fjalë, përmes nenit 32 e cilëson nënshkrimin elektronik të kualifikuar të barasvlefshëm me nënshkrimin fizik.
Nënshkrimi elektronik i kualifikuar arrihet nëpërmjet krijimit të identitetit elektronik, respektivisht certifikatës elektronike nga një teknologji e akredituar konform rregullativës evropiane eIDAS 910/2014 ose legjislacionit të Kosovës. Për të qenë nënshkrimet elektronike të kualifikuara në përputhje me legjislacionin në fuqi, ato duhet të krijohen nëpërmjet prezencës fizike dhe të lëshuara nga një teknologji e akredituar dhe e pranuar nga Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e Ekonomisë. Pra, vetëm kur plotësohen këto parakushte nënshkrimi elektronik cilësohet si i kualifikuar dhe ka fuqinë juridike të nënshkrimit fizik ose që mundëson kryerjen e shërbimeve nga distanca. Është fat i madh që rTrust i plotëson të dyja këto kushte dhe qytetarët e Kosovës, sikurse edhe bankat kanë mundësinë që tani të automatizojnë një pjesë të madhe të shërbimeve e gjithnjë në harmoni me legjislacionin në fuqi dhe me garancinë që të dëshmojë para çdo gjykate në rast nevoje, se nënshkrimet elektronike të kualifikuara të lëshuara nga rTrust janë autentike dhe i përkasin personave që iu janë lëshuar. Përkundër që rTrust është e vetmja mundësi në Republikën e Kosovës, ajo përballon çfarëdo fluksi të kërkesave dhe ka kosto jashtëzakonisht të arsyeshme - më pak se një kafe për një përdorim.
info@pbc.groupështë adresa përmes së cilës mund të kërkohen ose ofrohen më shumë informata për Identitetin digjital dhe Shërbimet e besuara.