Login
Hovi i nënshkrimit elektronik dhe baza ligjore


Nënshkrimi elektronik dhe identiteti digjital gjithnjë e më shumë po gjejnë zbatim. Falë ndikimit pozitiv në përditshmërinë e individëve dhe bizneseve, aplikimi i nënshkrimit elektronik është në fillet e hovit të madh.

Në vitin 2022, tregu global i nënshkrimeve elektronike vlerësohet të ketë qenë 3.9 miliardë dollarë, ndërsa deri në vitin 2030 pritet të jetë mbi 43 miliardë dollarë (Statista.com, 2023).

Electronic signature market worldwide 2030 | Statista
Fig. 1. Electronic signature market worldwide 2030 | Statista

Nënshkrimi elektronik dhe identitetikimi elektronik janë të rregulluara me ligj, në një pjesë të konsiderueshme të shteteve, anë e mbanë botës.

Në Kosovë baza ligjore për nënshkrim elektronik është krijuar me Ligjin numër 08/L- 022, Ligji për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Transaksionet elektronike. Ky ligj është miratuar nga Kuvendi i Kosovës me datë 6 dhjetor 2021 dhe është dekretuar nga Presidentja e Kosovës me datë 21 dhjetor 2021.

Në Bashkimin Evropian dhe shtetet e Eurozonës, baza ligjore për nënshkrim elektronik është krijuar me rregulloren eIDAS 910/2014. Hyrja në fuqi daton 1 korrikun e vitit 2016.

Në Mbretërinë e Bashkuar baza ligjore për nënshkrim elektronik dhe identitet digjital është e njohur me emrin Identifikimi Elektronik dhe Rregullativa për Shërbimet e Besueshme për Transaksionet Elektronike 2016.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës baza ligjore për nënshkrim elektronik dhe identitet digjital është e njohur si eSign Act dhe UETA.

Nënshkrimet elektronike dhe identitetet digjitale të Iëshuara nga shtetet e një kontinenti njihen nga njëra-tjetra, ndërsa njohjet ndër-kontinentale mund të kërkojnë autentikime shtesë. Nënshkrimet elektronike dhe identitetet digjitale të Iëshuara nga rTrust njihen nga të gjitha shtetet e Zones Ekonomike Evropiane. Ndërsa, për pranueshmërine nga Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës rekomandohet të konsultohen ekspertët ligjorë, paraprakisht.

Nënshkrimin elektronik dhe identitetin digjital mund ta merrni pa pagesë nga rTrust duke plotësuar këtë formë dhe pranuar kushtet e përdorimit, duke shtypur këtë shteg: https:// apply.rtrust.org/?bundIe=3

Electronic signature market worldwide 2030 | Statista
Fig. 2. Arkitektura e rTrust

Me identitetin digjital të rTrust ju mund të qaseni në institucionet financiare, dyqanet virtuale, one-stop-shop, platformat e zbritjeve e shumë partnerë tjerë që ka rTrust brenda e jashtë vendit. Mund të krijoni kuletën mobile (mobile wallet), të nënshkruani kontrata elektronike të cilat janë pranueshme në gjithë Evropën e shumë përfitime tjera që janë rezultat i gjithëpërfshirjes digjitale.

Statista (2023) Global electronic signature market size 2022-2030. https://www.statista.com/statistics/1337874/digital-signature-market-size/#:~:text=The%20global%20electronic%20signature%20market,to%2043.14%20billion%20by%202030